FC Vushtrria ka qenë surpriza më e hidhur e afatit kalimtar të janarit. Klubi nga “Ferki Aliu” liroi të gjithë futbollistët, derisa i pari i saj Bajrush Kajtazi theksoi se kjo gjë është bërë për ta reformuar klubin.
Megjithatë, ish-kampionët e vendit nuk kanë qëndruar duarkryq në tregun e transferimeve. Gazeta “Sheshi” merr vesh ekskluzivisht që zyrtarët e klubit vushtrrias kanë bërë kërkesë për të transferuar Muhamed Haradinajn nga skuadra e Drenasit, Urtak Haxhollin që vjen nga rangjet e ulëta të futbollit anglez “Deportiva Galicia”, shkruan sheshi.
Gjithashtu vushtrriasit kanë bërë kërkesë për të transferuar edhe gjashtë futbollistë afrikan. Fjala është për futbollistët: Sie Bismek Kwarena, Joseph Chigoza, Marly Prince Heriter, Ncrom Clinton Chinongo, Evan Brian Salines, Naufal Boumina dhe Sekou Doumbala.
Të gjithë këta futbollistë vijnë nga Gana.
Skuadra e Vushtrrisë është në zonën e rënjes dhe ‘misioni’ mbijtesa do të jetë vështirë i realizueshëm me të rinjtë e këtij klubit dhe përforcimet e mundshëm nga Afrika.