Pas dyshimeve se një grua ka ndihmuar vajzën e saj që të kryente abort të kundërligjshëm në Podujevë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës me inicialet, XH.L.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, kjo kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës është bërë për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë
Lexo po ashtu
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.
Ndryshe, në media u raportua se vajza e cila ka kryer abort është 19-vjeçare, dhe nëna e saj rreth 40 vjeç.
Policia konfirmoi sot se 19-vjeçarja kishte kërkuar tretman mjekësor në QKUK, dhe se ajo dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. /Telegrafi/