Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka marrë një kërcënim me bombë.
Megjithatë udhëtarët nuk janë evakuuar nga aeroporti dhe se tashmë polcia po merret me rastin. Brenda në hapësirat e aeroportit gjendet njësiti K=9 i Policisë së Kosovës, i cili po e monitoron situatën.
Aktualisht aeroporti nuk ka pezulluar punën dhe se puna në aeroport po vazhdon normalisht.
Megjithë përpjekjet Indeksonlinet nuk ka arritur të marrë një përgjigjje nga zyrtarët e aeroportit “Adem Jashari”, lidhur me situatën e krijuar atje.