Nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, bashkë me drejtorin për Bujqësi, Ergin Sunguri, kanë mbajtur sot takim me gratë fermere të Vushtrrisë.
Takimi është mbajtur në IADK dhe është diskutuar për mbështetjen që ju ofron Komuna e Vushtrrisë përmes subvencioneve në bujqësi dhe pjesëmarrjes në panairin që e organizon Drejtoria e Bujqësisë.
Gratë fermere në vazhdimësi mbështeten nga Komuna e Vushtrrisë edhe përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit që ka me IAKD.