Kanë mbetur edha pak ditë deri në përfundimin e punimeve në vendosjen komplet të vigut te vendi i quajtur “Shaban Aga” në qytetin e Vushtrrisë, shkruan portali “Vushtrria Press”.
Pasi më parë ka përfunduar rregullimi i lumit “Silnica”, tani eskavatorët po punojnë në vendosjen përfundimtare të vigut nga njëra pjesë e banikës në pjesën tjetër.
Qytetarët kanë mirëpritur vendosjen e këtij vigu, ku ata thonë se që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në orët e vona të natës shumë këmbësorë po i shfrytëzojnë shtigjet për ta për ecje.